image Shqipëria do t'i financon dy biblioteka në gjuhën shqipe në Tuz

Shqipëri

Shqipëria do t’i financon dy biblioteka në gjuhën shqipe në Tuz

news image

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj ka njoftuar se do të mbështeten financiarisht dy shkolla në qytetin e Tuzit në Mal të Zi dhe paisjen e tyre me literaturë bashkëkohore, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në Facebook, një nismë e tillë vjen pas investimit të kryer nga qeveria shqiptare në qytetin e Ulqinit, ku u ngrit libraria e parë me literaturë në gjuhën shqipe.

Bëhet fjalë për rikonstruksionin e bibliotekave të dy shkollave në gjuhën shqipe në qytetin e Tuzit, shkollës fillore ‘Mahmut Lekiq’ dhe shkollës së mesme ‘25 Maj’, e cila është shkolla e vetme e mesme në të gjithë rajonin e Podgoricës.

Derisa të ndodhë funksionalizimi i plotë i Fondit Ndër-Shtetëror për Mbështetjen Financiare të Shqiptarëve në Mal të Zi, ne gjithsesi do të vijojmë mbështetjen për projekte të ndryshme në të mirë të shqiptarëve atje, veçanërisht në ruajtjen e ngritjen e arsimit në gjuhën shqipe. Në ndërkohë për një kohë të shkurtër do të hapim edhe Konsullatën e Përgjithshme të Shqipërisë në Ulqin”, u shpreh Cakaj./Gazeta Sinjali/