image Shqipëria dhe Kosova me një Abetare, Rama: Moment i veçantë pas një pune të shkëlqyer

Arsim

Shqipëria dhe Kosova me një Abetare, Rama: Moment i veçantë pas një pune të shkëlqyer

news image

Në një organizim të mbajtur këtë të diel në Tiranë, ku të pranishëm kanë qenë ministrat e Arsimit të Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë së Veriut, është prezantuar Abetarja e unifikuar.

Në fjalën e tij, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u shpreh se ky është një moment shumë i veçantë i cili, sipas tij, vjen pas një pune intensive dhe të shkëlqyer.

Rama u shpreh se kjo ide është përqafuar tashmë edhe nga Maqedonia e Veriut.

“Është një moment shumë i veçantë për faktin se kjo abetare e unifikuar, një punë e përbashkët mes dy qeverive, ishte një sfidë me kohën, pasi hapi vendimtar për t’u nisur në rrugëtimin e realizimit të saj u hodh jo shumë kohë më parë. Puna e kërkuar nga të dyja skuadrat e ngritura enkas për këtë qëllim, ishte tejet voluminoze. Ja ku jemi sot, në vigjilje të vitit të ri shkollor, me një abetare të unifikuar, që është një libër i njëjtë për nxënësit që hyjnë në dyert e shkollës në Shqipëri e Kosovë. Një lajm i shumë i mirë është se edhe miqtë tanë në Maqedoninë e Veriut e përqafuan këtë ide dhe sot e kanë marrë vendimin për të futur abetaren e unifikuar edhe në klasat ku mësojnë fëmijët e popullit shqiptar në Maqedoninë e Veriut”, u shpreh Rama.

/GazetaSinjali/