image Shqipëria deri më tash ka kryer 250 mijë vaksinime antiCOVID

Shqipëri

Shqipëria deri më tash ka kryer 250 mijë vaksinime antiCOVID

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se deri më tash në gjithë Shqipërinë janë kryer mbi 250 mijë vaksinime, shkruan Gazeta Sinjali.

Së fundmi në Rinas kanë arritur edhe 100 mijë vaksina kineze antiCOVID, ndërkohë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka thënë se do të ulet fasha e vaksinimit për mosha të reja.

Kurse, edhe kryeministri Edi Rama gjatë ditës së sotme ka bërë të ditur se Shqipëria do ta rrisë intensitetin e vaksinimeve.

Ndërsa, në Kosovë tashmë ka filluar procesi i vaksinimit të personave mbi moshën 85-vjeçare, teksa ka përfunduar vaksinimi i personelit shëndetësorë./Gazeta Sinjali/