Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një video-mesazhi ka thënë se 1 javë vendi do të jetë në karantinë totale. Ky vendim hyri në fuqi sot në orën 13:00 dhe do të zgjasë deri të hënën në orën 05:00.
Rama ka deklaruar se kush do ta shkelë do të përballet me forcën e ligjit, do të futet në listën e zezë si “tradhëtarë lufte” dhe do u mohohet çdo lloj ndihme që përfitohet në kohën e luftës.
“Nuk do të mjaftohemi më me gjoba, por policia do të mbikëqyrë lagjet në Tiranë dhe në Durrës si dhe në çdo zonë urbane, ku do të futen në një listë të zezë tradhtarët, të cilët do ta paguajnë shtrenjtë. Çdo thyerje e ligjit të luftës do të jetë një barrë e rëndë për ta, do t’u mohohet çdo lloj kompensimi, ndihme financiare, të paktën për një vit, çdo lloj burse, apo rimbursimi ilaçesh, edhe për pensionistët”, tha Rama.
Këto masa janë ndërmarë për përhapjen e koronavirusit. Në Shqipëri deri më tani janë infektuar 76 persona, teksa janë shënuar edhe dy viktima./Gazeta Sinjali/