Sonte (e mërkurë ) Kombëtarja e Shqipërisë do të përballet me San Marinon, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.
“Kuqezinjtë” pas fitores ndaj Hungarisë duan vetëm pikët e plota, me ëndrrën që të kualifikohen në Kampionat Botëror.
Ndërkohë, Edy Reja pritet të vazhdojë të luajë me sistemin 3-5-2, ku sulmi të krijohet nga Cikalleshi dhe Broja, ky i fundit e fitoi vendin titullar falë golit të fitores ndaj Hungarisë.
Formacionet e mundshme:
Shqipëri (3-5-2): Berisha; Ismajli, Kumbulla, Gjimshiti; Doka, Trashi, Abrashi, Gjasula, Bajrami; Cikalleshi, Broja
San Marino (4-4-2): Benedettini; D’Addario, Fabbri, Brolli, Rossi, Palazzi; Lunadei, Golinucci, Mularoni; Nanni, Vitaioli
Ndeshja nis nga ora 20:45, në stadiumin “Elbasan Arena”. /Gazeta Sinjali Sporti/