Ka nisur nata e pestë e protestave, që nga vrasja e të riut Klodian Rasha nga një efektiv policie në Shqipëri, shkruan Gazeta Sinjali.
Në rrjetet sociale u bë sërish thirrje për protesta në sheshet kryesore të vendit, kundër dhunës policore, për lirimin e protestuesve, shkarkimin e drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, dhe reformim të policisë.
Grupimi i protestuesve ka nisur lëvizjen drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, me thirrjet “Drejtësi për Klodianin” dhe janë ndalur para Kryeministrisë.
Këta protestues në Tiranë po ashtu kanë bërë një gjest simbolik gjatë marshimit të tyre, të shtrirë dhe duke vendosur duart mbi kokë.
Ndryshe, pas natës së parë të protestës në Tiranë, ministri i Brendshëm dha dorëheqjen, por kryeministri Edi Rama deklaroi se kryepolici Ardi Veliu do të qëndrojë në detyrë.