Pesë persona kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID-19 gjatë 24 orëve në Shqipëri, shkruan Gazeta Sinjali.
Për këtë periudhë kohore, janë regjistruar edhe 228 raste të reja pas 2.370 testimeve të kryera.
Ministria e Shëndetësisë atje, ka njoftuar se edhe 321 pacientë janë shëruar.
Prej fillimit të pandemisë, në Shqipëri 205.777 persona janë infektuar me koronavirus 3.166 pacientë dhe kanë vdekur.
Aktualisht janë 5.235 raste aktive.