image Shqipëri, pesë të vdekur dhe 568 raste të reja me COVID-19

Shqipëri

Shqipëri, pesë të vdekur dhe 568 raste të reja me COVID-19

news image

Në Shqipëri kanë vdekur pesë pacientë të infektuar me koronavirus si dhe janë shfaqur 568 raste të reja, gjatë 24 orëve të fundit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën të ditur se janë shëruar 398 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 178,111 që nga fillimi i epidemisë.

Numri total i të prekurve me COVID-19 ka arritur në 189,125, si dhe të vdekur janë  2,955 persona.

/GazetaSinjali/