image Shqipëri/ Mbi 27 për qind e qytetarëve kanë paguar ryshfet gjatë vitit të fundit

Shqipëri

Shqipëri/ Mbi 27 për qind e qytetarëve kanë paguar ryshfet gjatë vitit të fundit

news image

Gati 30 për qind të familjeve shqiptare u është kërkuar ryshfet nga punonjësit e administratës publike gjatë 12 muajve të fundit.

Më shumë se një në katër familje (27.7 për qind) kanë paguar ryshfet gjatë kësaj kohe.

Të gjithë atyre që u është kërkuar ryshfet, kanë paguar me para në dorë ose rreth 95.5 për qind prej tyre.

Ky hulumtim është realizur nga MRB dhe Data Centrum për periudhën 20-29 tetor 2021, raporton EuroNews, përcjell Sinjali.

Hulumtimi është përqëndruar në përfshirjen e qytetarëve në pagesa informale për marrjen e shërbimeve publike, si në shëndetësi, arsim, shërbimet policore, drejtësi, etj.

Gjithashtu, ky vrojtim ka zbuluar që pavarësisht se qytetarët hasin shpesh me kërkesa për ryshfet nga punonjësit publikë, thuajse askush nuk e ka marrë guximin që të denoncojë në polici këtë formë korrupsioni.

Prokuroria e përgjithshme ka raportuar se gjatë vitit 2020 ka marrë një numër të konsiderueshëm denoncimesh për ryshfet nga qytetarët. Gjatë tërë vitit 2020 janë hetuar rreth 25 çështje për ryshfet nga të cilat vetëm tre prej tyre kanë përfunduar me dënim nga gjykatat./Gazeta Sinjali/