image Shqipëri/ Kapet shoferi duke vozitur 177 km në orë

Shqipëri

Shqipëri/ Kapet shoferi duke vozitur 177 km në orë

news image

Me qëllim të evidentimit dhe ndëshkimit të drejtuesve të automjeteve që abuzojnë me rregullat e qarkullimit rrugor, Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Policinë Rrugore po vijon monitorimin e qarkullimit të automjeteve në Bypass, në autostradën Vlorë-Levan dhe anasjelltas.

Gjatë ditës së sotme janë evidentuar 53 drejtues drejtues automjetesh që kryenin parakalime të gabuara në rrugë, të cilët janë ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë të rinj secili, si dhe janë ndëshkuar me nga 25.000 lekë të rinj 11 drejtues mjetesh, për shkelje të sema si rezultat i monitorimit me dronë në Bypass.

Nga monitorimi me radar në Bypass janë evidentuar 31 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi dhe të njejtit janë ndëshkuar me masë administrative nga 6.000 deri në 12.000 lek të rinj, pa masë plotësuese të pezullimit të lejes së drejtimit.

Në autostradën Vlorë-Levan-Vlorë janë konstatuar drejtues mjetesh që shpejtonin duke shkelur sinjalistikën rrugore, me shpejtësi nga 130 deri në 177 km/h, shpejtësi kjo që në fluksin e madh të lëvizjes së automjeteve ishin rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Sot janë pezulluar 18 leje drejtimi, me afate që variojnë nga 1 deri në 4 muaj, bashkë me masa administrative nga 6.000-12.000 lekë të rinj, si dhe janë vendosur 32 masa administrative për shpejtësi, pa sanksionin pezullim i lejes së drejtimit.

Njëkohësisht, për shpejtësi që varionte nga 150 km/h deri në 170 km/h, janë vendosur edhe 9 masa administrative 40.000 lek të rinj, pasi drejtuesit e automjeteve që u konstatuan në shkelje, ishin rezident në një shtet tjetër.

Policia Rrugore apelon drejtuesit e automjeteve të respektojnë rregullat në trafik, pasi në të gjitha rrugët e vendit ka radarë dhe prezencë të Policisë Rrugore, të pajisur edhe me dronë, dragera, kamera dhe aparate fotografike. /GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/watch/?v=902743810657625