Janë konfiskuar rreth 14.3kg kokainë në vendkalimin kufitar Muriqan të Shkodrës nga Policia e Shqipërisë.
Në operacionin antidrogë në bashkëpunim me policinë kufitare Shkodër, është arrestuar në flagrancë i dyshuari B.R, 42 vjeçarë nga Durrësi, i cili po drejtonte automjetin e tipit ‘Benz’, me të cilin po transportohej lënda narkotike.
Grupi Hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër vijon punën për zbardhjen e plotë të rastit, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale trafikim i lëndëve narkotike. /GazetaSinjali/