Gjykata e Lartë ka marrë vendimin për ish-ministrin e Brendshëm të Shqipërisë, Saimir Tahiri.
Kjo gjykatë ka vendosur që të kthejë në rishqyrtim këtë rast me një trup tjetër gjykues.
“Prishjen e vendimit të datës 26 qershor 2020 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në këtë gjykatë me një tjetër trup gjykues. Rrëzimin e kërkesës së të gjykuarit Jaeld Çela për zëvendësimin e masës së sigurimit ‘Arrest në burg’”, thuhet në këtë vendim./GazetaSinjali/