image Shqipëri, gjobiteni me 25 euro nëse nuk mbani maskë

Shqipëri

Shqipëri, gjobiteni me 25 euro nëse nuk mbani maskë

news image

Me 15 tetor zyrtarisht në Shqipëri mbajtja e maskës do të jetë e detyrueshme në ambiente të hapura apo të mbyllura, përveç shtëpisë.

Mediat në Shqipëri raportojnë se gjobat do të rriten në mënyrë progresive, 6, 9, 13 mijë lekë e kështu me radhë.

Në faturën e energjisë elektrike do të jetë e shkruar se cili person ka kryer shkeljen duke shkruar në përgjithësi edhe numrin e kartës së identitetit, që do t`i kërkohet çdo shkelësi në rrugë apo në ambiente të tjera.

Pas 15 tetorit është e detyrueshme që çdo person të ketë mjet identifikimi me vete që në rast se kapet në shkelje policia të mund ta identifikojë e më pas me ndihmën e databazës së OSHEE të gjendet se në cilën kontratë të faturohet gjoba.

Në rast se shkelësi nuk ka me vete mjet identifikimi dhe është mbi 18 vjeç, ai do të shoqërohet në komisariat. Për adoleshentët policia do të veprojë me këshillime. Në ditët në vijim pritet që ministria e shëndetësisë në koordinim me policinë e shtetit të hartojnë protokollet e nevojshme për zbatimin e masave të reja që synojnë uljen e përhapjes së koronavirusit./Gazeta Sinjali/