image Shqipëri/Dyshohen për zjarrvënie të qëllimshme, arrestohen tre persona

Shqipëri

Shqipëri/Dyshohen për zjarrvënie të qëllimshme, arrestohen tre persona

news image

Tre persona janë arrestuar pasi që dyshohet se kanë ndezur zjarre në disa fshatra të Vlorës dhe Sarandës.

I dyshuari S.Q, 56 vjeçarë, banorë i fshatit Dukat, dyshohet se me datë 27.072021, ka ndezur zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi të egër, në “Toc” dhe “Gjolpec” në Karaburun, kurse i dyshuari tjetër me iniciale, I.S 45 vjeçarë banues në Përmet, dyshohet se ka vënë zjarr në një sipërfaqe toke me qëllim pastrimin e saj dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe pylli me pisha, në fshatin Delisuf.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L.M, 53 vjeç, për veprën penale shkatërrimi i pronës me zjarr, pasi dyshohet si autori i zjarrvënies në fshatin Shalë, ku është djegur një sipërfaqe toke, rreth 2 hektarë.

Policia po apelon tek qytetarët që të denoncojnë në numri 112 dhe Komisariatin digjital për çdo rast të zjarrvënies. /GazetaSinjali/