image Shqipëri: Bordi i Transparencës rrit me 19 lekë çmimin e naftës brenda një jave

Shqipëri

Shqipëri: Bordi i Transparencës rrit me 19 lekë çmimin e naftës brenda një jave

news image

Bordi i Transparencës përcaktoi të mërkurën çmimin e ri të naftës, benzinës dhe gazit.

Çmimi i naftës rritet me 9 lekë nga 1 qershori, ndërsa benzina me 7 lekë.

Nafta do të shitet 248 lekë për litër (nga 239 që ishte), benzina 244 lekë për litër dhe gazi 90 lekë për litër, me pakicë.

Për shitjen me shumicë, nafta do të kushtojë 236 lekë litri, benzina 232 lekë dhe gazi 78 lekë për litër, raporton euronews.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hyjnë në fuqi sot më 1 qershor, ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit.

Të premten, më datë 27 maj, Bordi rrit me rriti çmimin e naftës me 10 lekë, duke bërë që nafta të shtrenjtohet me 19 lekë brenda një jave.

Ndryshe, Lufta në Ukrainë ka ndikuar në rritjen e çmimit të derivateve ku nga kjo rritje është prekur edhe Kosova.

/GazetaSinjali/