image Shqipëri/ Arrestohet një person për zjarrvënie dhe ngritët procedurë penale ndaj një të mituri

Shqipëri

Shqipëri/ Arrestohet një person për zjarrvënie dhe ngritët procedurë penale ndaj një të mituri

news image

Në Shqipëri, një person është arrestuar, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Zjarrvënie” në Lushnje, ndërsa një 15 vjeçar nga Dushku është proceduar penalisht.

I dyshuari u arrestua, pasi duke djegur disa ferra, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe është përfshirë nga flakët një sipërfaqe me ullinj në vendin e quajtur “Kodrat e Kalipasë”.

Ndërsa nga ana tjetër, u procedua në gjendje të lirë për shkak të moshës një shtetas 15 vjeçar, i cili dogji me zjarr mbeturinat duke rrezikuar disa prona në fshatin Golem, raporton “TCh”, përcjell Gazeta Sinjali.

Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin R. D., banues në Dushk, Lushnjë, pasi duke djegur me zjarr disa ferra, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe është djegur një sipërfaqe me ullinj në vendin e quajtur “Kodrat e Kalipasë”.

“Po nga këto struktura, u procedua penalisht në gjendje të lirë një shtetas 15-vjeçar nga Dushku, pasi në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë u kap në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë duke djegur disa mbeturina ku zjarri ka rrezikuar që të përhapej në pronat e fshatit Golem”, thuhet në njoftimin e policisë. /GazetaSinjali/