Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, gjashtë persona kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me koronavirus në këtë shtet, shkruan Gazeta Sinjali.
Nga kjo ministri është bërë e ditur se gjatë këtij intervali kohor janë kryer 7 mijë e 859 testime për COVID-19, prej të cilave 2 mijë e 643 kanë rezultuar pozitive.
Ndërkaq, janë shëruar 1 mijë e 692 pacientë të cilët ishin prekur me këtë virus.
Aktualisht, në spitalet COVID po marrin trajtim 128 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar.
Më së shumti raste të reja janë regjistruar në Tiranë 1.250, pasuar nga Durrësi me 137, Shkodra 120, Vlora 103, e pastaj qytetet e tjera me më pak raste.
“Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka gjashtë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Kavaja 66-vjeç, një qytetar nga Berati 66- vjeç, tre qytetarë nga Durrësi 73-77 vjeç, një qytetar nga Tirana 85-vjeç”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.
Shqipëria ka regjistruar gjithsej 239 mijë e 129 raste pozitive, 212 mijë e 879 persona të shëruar, 22 mijë 967 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3 mijë e 283 pacientë./GazetaSinjali/