image Shqipëri: 263 të infektuar dhe dy të vdekur në 24 orët e fundit

Shqipëri

Shqipëri: 263 të infektuar dhe dy të vdekur në 24 orët e fundit

news image

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka publikuar raportin e fundit 24-orësh mbi gjendjen me COVID-19.

Nga 1,752 testime testime të kryera, Ministria e Shëndetësisë raporton se kanë rezultuar pozitivë 111 qytetarë në Tiranë, 26 në Fier, 16 në Vlorë, 11 në Berat, 10 në Durrës, Korçë, 9 në Elbasan, 6 në Mallakastër, 5 në Kavajë, 4 në Shkodër, Krujë, Dibër, Gjirokastër, 3 në Kurbin, Shijak, Sarandë, Tepelenë, 2 në Tropojë, Lezhë, Kamëz, Patos, Lushnje, Himarë, Dimal, Skrapar, Cërrik, 1 në Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Kukës, Mirditë, Vorë, Mat, Rroskovec, Divjakë, Selenicë, Këlcyrë, Memaliaj, Kuçovë, Gramsh.

Janë 5,406 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 159 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar. Njoftohet po ashtu se në 24 orët e fundit ka 2 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv; Një qytetar nga Përmeti 58 vjeç dhe një qytetar nga Fieri 73 vjeç.

Janë shëruar 409 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 195,247 që nga fillimi i epidemisë.

/GazetaSinjali/