Ish-ushtarja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njëherësh kandidate në Lëvizjen Vetëvendosje për deputete, Shqipe Selimi, tha se Partia Demokratike e Kosovës nuk është trashëgimtare e UÇK-së, shkruan Gazeta Sinjali.
Selimi tha se në secilën parti ka ish-anëtarë të UÇK-së.
“PDK-në nuk mund ta quaj trashëgimtare të UÇK-së, sepse UÇK nuk është transformuar në asnjë parti politike. Në secilën parti ka ish-anëtarë të UÇK-së”, deklaroi ajo në Kallxo.