image Shqetësuese/ Numër i madh i qenve endacakë në Prizren

Sinjalizime

Shqetësuese/ Numër i madh i qenve endacakë në Prizren

news image

Që një kohë shumë të gjatë qentë endacakë janë bërë problem i madh për qytetarët pothuajse në çdo vend. Çështja e tyre u fol shumë, mirëpo asnjëherë nuk pati zgjidhje konkrete, shkruan Gazeta Sinjali.

Nga numri i madh i qenve endacakë po rrezikohen edhe banorët e qytetit të Prizrenit.

Në rrethin në veri të Prizrenit sot janë parë një tufë e qenve, të cilët konsiderohen si rrezik.

Ata shihet se e kalojnë rrugën kah kalon numër i madh i automjeteve dhe mblidhen në mes të rrethit.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë më 20 mars ka hapur tender për identifikimin dhe regjistrimin e qenve me pronar në territorin e Republikës së Kosovës.

“Faktorët të cilët do të merren parasysh gjatë ri-ekzaminimit janë kriteret e përcaktuara nga autoriteti kontraktues sepse çmimi është i njëjtë për të gjitha komunat i caktuar”, thuhet në njoftim.

/GazetaSinjali/