image Shqetësuese/ I mituri nga Ferizaj përfundon në spital pasi konsumoi drogë, Policia nis hetimet

Siguri

Shqetësuese/ I mituri nga Ferizaj përfundon në spital pasi konsumoi drogë, Policia nis hetimet

news image

Konsumimi i drogës është një dukuri që po lulëzon në të gjitha qytetet dhe po prek në veçanti të rinjtë, duke e dëmtuar shëndetin e tyre. Edhe më shqetësues është fakti kur edhe fëmijët kapen me substanca narkotike, duke alarmuar kështu edhe prindërit, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në rrugën ”Brahim Ademi’’ në Ferizaj, ku Policia ka zbuluar se si një 17-vjeçar kishte blerë narkotikë të llojit marihuanë nga një person dhe të njëjtën substancë e kishte konsumuar. I riu është intervistuar para disa ditësh nga Policia, ndërkaq dje ka përfunduar në spital.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se Policia është njoftuar nga spitali se i mituri është pranuar në Emergjencë për trajtim mjekësor, me ç’rast një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka iniciuar rastin ndaj të miturit për veprën “Blerja, posedimi, shpërndaja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

/GazetaSinjali/