image Shpiket maska që mund ta eliminojë COVID-19: Është me nxehtësi dhe karikohet si telefon

Botë

Shpiket maska që mund ta eliminojë COVID-19: Është me nxehtësi dhe karikohet si telefon

news image

Studiuesit izraelitë pretendojnë se kanë shpikur maskën që vret koronavirusin. Prototipi mund të eleminojë virusin nëpërmjet nxehtësisë dhe karikohet si telefon. Shpikja konsiderohet ekologjike pasi maska është e ripërdorshme dhe dezinfektohet në 30 minuta.

Izraeli ka shpikur një maskë të veçantë, e cila vret virusin COVID-19. Shkëncëtarët besojnë se maska e ripërdorshme mund të eleminojë koronavirusin me nxehtësi, duke marrë energji nga një karikues celulari. Përdoruesit nuk duhet ta vendosin maskën kur ndodhet në karikim, ndërsa procesi i dezinfektimit kërkon rreth 30 minuta.

Profesori Ein-Eli,që drejtoi kërkimet,tha se maskat njëpërdorimshe, për tëc ilat ka një kërkesë të madhe në të gjithë botën, nuk janë ekonomike dhe mbështetëse për mjedisin.

“Ne duhët të krijonim një maskë të ripërdorshme dhe miqësore me mjedisin dhe kjo është zgjidhja jonë”, tha ai.

Prototipi duket si një maskë standarde N95, me një valvul në krye dhe fasha gome, përtëqëndruar në kokë. Maska e re ka një portë USB-je, ku lidhet me një burim energjie, si karkikuesi standard i celularit, gjë që nxeh një shtresë të brendshme të fibrave të karbonitderinë 70 gradë celcius, e mjaftueshme për të vrarë viruset.

Studiuesit paraqitën një patentë për maskën në Shtetet e Bashkuara në fund të marsit dhe thonë se po diskutojnë komercializimin e produktit me sektorin privat.Me shumë gjasa maska e re do të shitet me një çmim shtesë prej 1 dollarë mbi maskën tipike një përdorimshe./ Gazeta Sinjali/