image Shpëton mrekullisht ukrainasi që u shtyp nga tanku rus brenda makinës së tij - FOTO

Botë

Shpëton mrekullisht ukrainasi që u shtyp nga tanku rus brenda makinës së tij – FOTO

news image

Sot janë bërë virale pamjet ku shihet tanku rus i cili shkel mbi një veturë në lëvizje me civilë brenda.

Pas publikimit të këtyre pamjeve barbare është raportuar mbi gjendjen e personit që ishte në veturë.

Nga mediat ukrainase u raportua se fatmirësisht personi që ishte brenda veturës ka mbijetuar dhe është dërguar për tretman mjekësor.

/Gazeta Sinjali/