image Zbulohet numri i ushtarëve rusë që SHBA raporton se u vranë nga fillimi i luftimeve në Ukrainë

Botë

Zbulohet numri i ushtarëve rusë që SHBA raporton se u vranë nga fillimi i luftimeve në Ukrainë

news image

Vlerësimi zyrtar i SHBA-së për numrin e rusëve të vrarë në dy javët e para të luftës është rreth 5,000 deri në 6,000, thonë zyrtarët amerikan, raporton BBC.

Numri i trupave ruse të plagosur vlerësohet të jetë rreth 15,000 deri në 18,000, duke u nisur nga supozimet se shkalla e të plagosurve është zakonisht trefishi i shifrës së të vrarëve.

Një zyrtar amerikan që dëshironte të mbetej anonim e quajti këtë projeksion “viktima, shumë, shumë domethënëse” dhe e krahasoi shkallën e vdekjeve me disa beteja të Luftës së Dytë Botërore.

Ukraina ka pohuar se 12,000 ushtarë rusë kanë vdekur në luftime. Javën e kaluar Rusia tha se më pak se 500 trupa të saj kishin vdekur në Ukrainë.

/GazetaSinjali/