image Barbare/ Tanku rus shkel mbi veturën me njerëz që ishte në lëvizje

Botë

Barbare/ Tanku rus shkel mbi veturën me njerëz që ishte në lëvizje

news image

Ushtria ruse që ka filluar pushtimin e Ukrainës, raportohet se po përdorë tanket e saj edhe mbi civilë.

Në disa pamje që janë bërë virale tashmë shfaqet tanku rus i cili shkel mbi një veturë në lëvizje me civilë brenda.

Këtë video e ka shpërndarë në Twitter edhe këshilltari i opozitares Bjellorus, Sviatlana Tsikhanouskaya.

“Në Ukrainë, një tank rus ka kaluar mbi veturën me civilë. Pamje tmerruese. Mendimet e mia janë me njerëzit e Ukrainës”, ka shkruar ai.

/GazetaSinjali/