image Gazetari ukrainas publikon pamje nga konvoji me ushtarë rusë të vrarë

Botë

Gazetari ukrainas publikon pamje nga konvoji me ushtarë rusë të vrarë

news image

Gazetari ukrainas Ilia Ponomarenko ka publikuar një fotografi të ushtarëve rusë të vrarë në Ukrainë.

Ponomarenko që është reporter lufte i gazetës Kyiv Independent e ka postuar imazhin me pamje të rënda të ushtarëve rusë të vrarë në rrjetin e tij social Twitter.

Nga pamjet shihet se ushtarët rusë janë vrarë nga breshëria e plumbave në mjetin ushtarak me të cilin po lëviznin.

Sipas të dhënave të ushtrisë ukrainase, rreth 15 mijë ushtarë rusë janë vrarë që nga fillimi i agresionit mbi Ukrainë më 24 shkurt.

/GazetaSinjali/