Policia bashkiake e Tiranës ka shmangur një tragjedi sot në Liqenin Artificial në kryeqytetin e Shqipërisë.
Një grua rreth të 60-ave ka tentuar të varë veten, por fatmirësisht veprimi i saj është pikasur në kohë. Punonjësit e policisë Bashkiake në patrullimin e tyre të zakonshëm kanë shquar veprimin e gruas dhe menjëherë i kanë dhënë asaj ndihmën e shpejtë.
Më pas është lajmëruar policia e Shtetit dhe ambulanca e cila e ka transportuar gruan për një ndihmë më të specializuar në spital.
Ndërkaq, gjatë lëkundjeve sizmike që prekën kryeqytetin muajin e fundit dhe reshjeve të shiut, Policia Bashkiake dha një ndihmë shumë të rëndësishme ndaj njerëzve në nevojë.