image Shpërthimi në veri, Policia jep detajet e fundit

Siguri

Shpërthimi në veri, Policia jep detajet e fundit

news image

Mbrëmë pas mesnate ka ndodhur në shpërthim në veri të vendit.

Për rastin ka folur Policia, duke treguar se nuk ka arritur ta lokaliziojë vendin ku ka ndodhur detonimi.

“Sot me datën 03.07.2023 rreth orës 00:52, është pranuar një informatë se në rrugën Kolashini te Tre Rrokaqiejt është dëgjuar një detonim/shpërthim”, ka thënë Zëvendëskomandanti i policisë në Veri, Veton Elshani.

“Njësitet policore kanë dalur dhe kanë patrulluar në atë lokacion, njëkohësisht kanë biseduar me disa qytetarë, por nuk është lokalizuar ndonjë vend se ku ka ndodhur detonimi/shpërthimi”.

/GazetaSinjali/