Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur nga shpërthimi në një karburantit në afërsi të kryqëzimit të Shënkollit, në Lezhë.
Mediat në Tiranë raportojnë se pesë persona po marrin mjekim në urgjencën e Lezhës, ndërsa një person që ndodhet në gjendje kritike për jetën është nisur drejt Tiranës.
Karburanti ‘Eko’ u përfshi mbrëmjen e sotme nga flakët si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi. Pas disa minutash, zjarrfikëset kanë vënë nën kontroll zjarrin, duke shmangur rrezikun e përfshirjes nga flakët të depozitave të karburantit.