image Shpërthen skandali seksual, tronditje në skuadrën e madhe angleze

Futboll

Foto/ Shpërthen skandali seksual, tronditje në skuadrën e madhe angleze

news image

Tottenham është duke kaluar një periudhë të vështirë dhe kjo u dëshmua me humbjen e thellë (2:7) që e pësoi mbrëmë nga Bayern Munich në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Sipas mediave angleze, Tottenham nuk ka problem vetëm në fushë por edhe jashtë saj. Christian Eriksen, njëri nga futbollistët më të mirë të skuadrës londineze, ka telashe të natyrës private, pasi thuhet se bashkëshortja (Sabrina Jensen) e ka tradhtuar me bashkëlojtarin e tij Jani Vertonghen.

Sabrina është daneze dhe rrallë shfaqet në publik me skuadrën e Tottenhamit, përveç kur kërkohet që futbollistët të jenë me bashkëshortet e tyre.

Gjithsesi, ky rast ka ndikuar dukshëm në formën e Eriksenit, por edhe në atmosferën e përgjithshme te Tottenham.