image Shpërthen Ramos: Ishin dy penallti të pastra, i pamë në pushim

Futboll

Sport/ Shpërthen Ramos: Ishin dy penallti të pastra, i pamë në pushim

news image

Real Madridi ka marrë një barazim 0-0 ndaj Barcelonës në Camp Nou, pas ndeshjes kapiteni i Los Blancos Sergio Ramos ka folur për gazetarët.

“Ndihem i zhgënjyer me barazimin, Reali bëri më shumë për të shënuar. Ishte një ndeshje e komplikuar, mendoj se u shkaktuam probleme, nuk bëmë gabime që na kanë kushtuar si në “Clasico-t” e mëparshëm”.

“Nuk është e lehtë të vish këtu dhe t’i heqësh topin nga këmba Barcelonës, por kishim një strategji për të bërë presing lartë në fushë dhe ia dolëm. Nuk duam të ndalim, shpresojmë të jemi në të njëjtin nivel edhe pas vitit të ri”, ka deklaruar ai.

Më tutje Ramos ka thënë se Real Madridit i janë mohuar dy penallti që sipas tij kanë qenë të qarta

“Kishte dy penallti, i pamë gjatë pushimit, ato ishin të pastra. VAR për këtë është këtu, por se di, kjo mbetet çështje fati pastaj, në të ardhmen do të ketë vendime në favorin tonë”, ka deklaruar Ramos./Gazeta Sinjali/