image Shpërthen një granatë në Prishtinë, dëmtohen tri vetura

Siguri

Shpërthen një granatë në Prishtinë, dëmtohen tri vetura

news image

Në lagjen “Dardania” në Prishtinë, dyshohet se dikush ka hedhur një granatë dore në rrugë.

Si pasojë e këtij shpërthimi, nuk ka persona të lënduar. Ndërsa tri vetura që ndodheshin të parkuara afër, janë dëmtuar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe Policia e Kosovës, të cilët e kanë konfirmuar rastin.

“Rreth orës 06:30, është raportuar se në rrugën “Dalmatët” në Prishtinë, një veturë është dëmtuar nga një mjet i dyshuar shpërthyes. Dyshohet që nga shpërthimi të jenë prekur edhe dy vetura të tjera të parkuara përreth.  Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes,  dhe nga informacionet e para dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur rreth orës 03:00. Nuk raportohet për të lënduar”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

/GazetaSinjali/