image Shpërthen një granatë e dorës në Istog

Kosovë

Policia/ Shpërthen një granatë e dorës në Istog

news image

Një mjet eksplodues ka shpërthyer në qytetin e Istogut. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse, të cilat kanë vlerësuar se mjeti shpërthyes ka qenë një granatë dore, shkruan Gazeta Sinjali.

Përveç dëmeve materiale, nuk ka pasur të lënduar nga shpërthimi i granatës.

Për këtë rast është njoftuar prokurori, teksa deri tash, nuk është arrestuar askush. /Gazeta Sinjali/