Një shpërthim ka ndodhur pak më parë në rrugën “Shaip Kamberi”, në Prishtinë, ku dyshohet se ka eksploduar një bombol gazi, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Si pasojë e shpërthimit një person i gjinisë femërore është lënduar dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
“Rreth orës 14:45, është marrë informata për një shpërthim në rrugën ‘Shaip Kamberi’, në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në bazë të informacioneve të para dyshohet që shpërthimi ka ardhur nga një bombol gazi e shfrytëzuar për nevoja familjare. Për pasojë një person ka pësuar lëndime dhe e njëjta është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tha ai.
Borovci bëri të ditur se shpërthimi ka shkaktuar edhe dëme materiale në dhomën e shtëpisë ku ishte e vendosur bombola./GazetaSinjali/