Në vendpunishten e parkingut nëntokësor e cila ndodhet afër Fakultetit të Filologjisë në Prishtinë, ka shpërthyer një bombolë gazi.
Policia bën të ditur se në këtë ngjarje e cila ndodhi para pak minutash në rrugën “Xhorxh Bush”, nuk ka të lënduar.
Pas pranimit të informacionit Policia ka dalur në vend të ngjarjes menjëherë.
“Policia e Kosovës ka pranuar një informacion lidhur me dyshimin e shpërthimit të një bombole gazi që ka ndodhur në rrugën ‘Xhorxh Bush’ në Prishtinë. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Nuk raportohet për të lënduar“, thuhet në njoftimin e Policisë.
Shpërthimi është dëgjuar edhe në pjesë tjera të qytetit.