Nënë e bir kanë mbetur të lënduar si pasojë e një shpërthimi të një bombole gazi, sot në Fier.
Mediat e Shqipërisë raportojnë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30, në banesën e shtetasit M. Z në fshatin Libofshë, ku dyshohet se ka shpërthyer një bombël gazi dhe si pasojë kanë pësuar dëmtime të lehta shtetasi M. Z dhe nëna e tij.
Raportohet se zjarri është fikur plotësisht dhe në banesë ka dëme të vogla materiale.
Teksa bëhet e ditur se policia po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes./Gazeta Sinjali/