Një ngjarje e rëndë është shënuar në Kolonjë të Korçës ditën e sotme.
Një person është asfiksuar nga zjarri dhe për pasojë ka humbur jetën. Sipas informacioneve nga policia mësohet se viktima është Shyqyri Selimi.
Dy zjarrfikës kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.
“Mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:30, në fshatin Sanjollas, Kolonjë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit H. S., 61 vjeç, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen”, njofton policia.
Shkak i zjarrit në banesë dyshohet bombola e gazit ndërkohë që nga ky zjarr kanë shpëtuar 5 anëtarë të tjerë të kësaj familje, raporton TCh.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit./GazetaSinjali/