image Shpërthejnë zjarret në lindje të Romës, evakuohen banorët

Evropë

Shpërthejnë zjarret në lindje të Romës, evakuohen banorët

news image

Pasi që një zjarri shpërtheu në natyrë, banorët e komuniteteve të vogla rreth 40 kilometra në lindje të Romës u evakuuan të premten, në kohën kur temperatura në kryeqytetin italian arriti në 37 gradë Celsius.

Javët e fundit, pjesë të mëdha të Italisë Jugore janë përfshirë nga zjarret. Rajonet më të prekura nga zjarret në pyje janë: Kalabria, Sicilia dhe Sardenja.

Të mërkurën, temperatura arriti gati në 49 gradë Celsius në Sicili, e raportuar si rekord i temperaturës më të lartë që është regjistruar ndonjëherë në Evropë.

Vala e vapës është duke lëvizur drejt veriut të Italisë.

Zjarrfikësit njoftuan se 25 familje u larguan gjatë natës, pasi zjarret u përhapën në Monte Catillo, afër Tivolit, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Sinjali.

Rreth 30 banorë të një shtëpie për fëmijë të varfër dhe jetimë gjithashtu u evakuuan për t’i ikur rrezikut nga zjarret.

Kryeministri i Italisë, Mario Draghi, të enjten premtoi ndihmë financiare për komunitetet e goditura nga zjarret dhe një plan veprimi për rigjelbërimin e pyjeve./GazetaSinjali/