image Shpërndanin drogë, arrestohen dy shqiptarë në Itali

Evropë

Shpërndanin drogë, arrestohen dy shqiptarë në Itali

news image

Dy shqiptarë janë arrestuar të dielën nga policia italiane, pasi janë kapur duke shpërndarë drogë.

Arrestimi i tyre është bërë në zonën e via Papirias.

Të dy shqiptarët rreth moshës 40 vjeçare, të cilët kishin qëndrim të rregullt në Itali ishin pikasur nga policia italiane për lëvizjet e tyre të dyshimta.

Agjentët e policisë italiane ishin vendosur në përndjekjen e dy shqiptarëve pasi ata ishin mjaft të njohur në rrethin e trafikut të drogës.

Ata frekuentonin shpesh jetën e natës ku shfrytëzonin lokalet dhe pub-et për të shitur drogën, shkruajnë mediat italiane.

Sipas policisë italiane, me nisjen e sezonit të ri të verës rritet edhe konsumi, veçanërisht në lokalet e natës.

/GazetaSinjali/