Komuna e Prishtinës bashkë me organizatën “Katar” kanë ndihmuar me 500 pako ushqimore dhe higjienike dhe me 1.2 ton miell, familjet me gjendje të vështirë ekonomike
Koordinatori i Projekteve në Drejtorinë për Mirëqenie Sociale, Premtim Fazliu tha se po ndihmojnë këto familje në nevojë në bazë të kërkesave që kanë marrë në qendrën e thirrjeve.
Ai tha se po shpërndahen 500 pako ushqimore dhe higjienike dhe 1.2 ton miell për t’u ndihmuar qytetarëve gjatë kohës së pandemisë.
Violeta Hasani përfaqësuese e banorëve, tha se i janë falënderues komunës për këto ndihma që po u vinë për të kaluar këtë gjendje, raporton EO.
Sabedin Berisha, nga Bashkësia Lokale, tha se këto pako janë shpërndarë në vazhdën e ndihmave që po shpërndanë komuna për të qenë sa më pranë qytetarëve në këto ditë.