image Shpërblehet edhe një përkrahëse e pushtetit: Edona Nahi zgjidhet kryesuese e Bordit të Infrakosit

Kosovë

Shpërblehet edhe një përkrahëse e pushtetit: Edona Nahi zgjidhet kryesuese e Bordit të Infrakosit

news image

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që si kryesuese të Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të Infrakosit, ta zgjedhë Edona Nahin, e cila ka dalë të jetë përkrahëse e kryeministrit, Albin Kurti.

Në arsyetimin e Qeverisë thuhet se emërimi i saj vjen pas dorëheqjes së ish-kryesuesit, Dukagjin Kastrati.

“Arsyeja e emërimit të Kryesuesit të Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të NP, Infrakos Sh.A bëet pas dorëheqjes së ish-kryesuesit z.Dukagjin Kastrati i emëruar Kryesues i Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve në NP Infrakos Sh.A me Vendim Nr.17/92 të Qeverisë së Republikës së Kosovës të datës 10 gusht 2022. Emërimi i pasueses në cilësinë e Kryesueses së Bordit bëhet për arsye të vazhdimit të veprimtarisë së Bordit, i cili ka rolin të zhvillojë dhe aprovoë planin e biznesit që ndikon në zhvillimin e politikave strategjike zhvillimore për ndërmarrjen”, thuhet në vendimin e Qeverisë.

Nahi, që është caktuar në krye të këtij bordi, po del të jetë përkrahëse e kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani, së paku në bazë të postimeve në Facebook.

/GazetaSinjali/