image Berisha: Aty ku pushteti kontrollon mediat, vuajnë qytetarët e përfitojnë pushtetarët - Sinjali

Berisha: Aty ku pushteti kontrollon mediat, vuajnë qytetarët e përfitojnë pushtetarët

news image

Deputetja Fitore Pacolli, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje gjatë fjalës së saj në Kuvendin e Kosovës, ka bërë thirrje që Kuvendi dhe Qeveria të marrin masa ndaj mediave në Kosovë, meqë sipas saj, në raportin e Parlamentit Evropian thuhet që “kohëve të fundit janë vërejtur investime të mëdha private në media“.

Lidhur me deklaratën e saj, ka reaguar avokati Besnik Berisha, përmes një statusi në Facebook.

Sipas tij, në atë vend ku pushteti vendos “dorën” e kontrollit mbi mediat, vuajnë qytetarët ndërsa përfitojnë pushtetarët, shkruan Gazeta Sinjali.

Ndërsa e tëra kjo, siç e quan Berisha fjalim “dashamirës”, po i ngjason me periudhën e diktatorit Enver Hoxha, atëherë kur fjala e lirë censurohej e ndëshkohej.

Imagjinojeni kohën e xhaxhi Enverit, për të mos thënë këtë të Kim Jong-un dhe mund ta dëshifroni këtë fjalim “dashamirës” për mediat!“, ka shkruar avokati Berisha.

Ai tutje në shkrimin e tij, shtoi se dëshiron të besojë se fjala e lirë dhe liria e mediave nuk do të kontrollohen.

Po dua të besoj që nuk e ka nem Zoti aq keq këtë vend që soji i komunistëve në mendje e zemër, me kontrollu edhe fjalën e lirë edhe lirinë e mediave”, ka përfunduar shkrimin e tij Berisha.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin