image LDK në Podujevë akuzon pushtetin për nepotizëm dhe dallavere në konkurse

Politikë

LDK në Podujevë akuzon pushtetin për nepotizëm dhe dallavere në konkurse

news image

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë ka mbajtur një konferencë për media, për njëvjetorin e qeverisjes lokale me në krye Shpejtim Bulliqin nga LVV-ja.

Në konferencë u tha se LDK-ja mbështeti projektet e mira për Llapin, por që të njëjtat, për fat të keq, sipas tyre, ishin të pakta.

Kryetari i degës, Ekrem Hyseni, tha se ata që erdhën në pushtet me premtimet për depolitizim, por përfunduan me politizim edhe më të madh të administratës komunale.

Sipas tij, gjatë këtij viti qeverisje, punëtorët e komunës iu nënshtruan shantazhit e kërcënimeve.

Hyseni shtoi se Bulliqi ka bërë edhe vepër penale, duke bërë transferimin e punëtorëve komunalë në pozita të ndryshme, gjë që sipas tyre përbën shkelje.

Tutje ata akuzuan pushtetin lokal për nepotizëm në Arsim, dallavere me konkurse për mësimdhënës dhe të bursave për studentë.

/GazetaSinjali/