image LDK: Gazetarët po sulmohen nga pushteti

Politikë

LDK: Gazetarët po sulmohen nga pushteti

news image

Sot shënohet dita Botërore e Lirisë së Shtypit, ku për këtë rast kanë folur nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

LDK thotë se mediat dhe gazetarët po përballen me mjedis armiqësor si dhe sulme e kërcënime.

Zëdhënësja politike e kësaj partie, Sibel Halimi, ka thënë se këtë fakt, sipas saj, edhe më shqetësuese e bën kur këto sulme vijnë nga pushteti.

“Organizatat ndërkombëtare, si dhe Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, kanë ngritur shqetësimet e tyre rreth lirisë së shtypit në Kosovë, duke potencuar se gazetarët po përballen me kërcënime e frikësim gjatë ushtrimit të punës së tyre”, ka shkruar ajo në facebook.

Halimi ka shkruar se Në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit duhet angazhim i përbashkët dhe i fuqishëm në respektimin dhe vlerësimin e kësaj lirie, si një nga shtyllat kryesore për një demokraci të mirëfilltë.

“Ditët si kjo të na shërbejnë si çast reflektimi për krijimin e sigurisë së gazetarëve e ngritjen e vetëdijes së të gjithëve karshi rolit të rëndësishëm që kanë gazetarët në vendin tonë”, ka thënë ajo.

/GazetaSinjali/