Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti pas pak do të jetë live në Facebook, për të dhënë sqarime rreth situatës në komunën e Prishtinës.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Ahmeti përmes një postimi në Facebook.
“Pas pak do të jemi live në facebook për të shpjeguar situaten e fundit e për tu përgjigjur në pyetjet.
Rrini të qetë, por rrini në ship”, ka shkruar Ahmeti.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar para pak minutash 33 raste të reja me koronavirus në Kosovë, ku 20 prej tyre janë në komunën e Prishtinës.