image Shpend Ahmeti: Nuk janë as 46 mijë as 55 mijë banesa pa leje në Prishtinë

Politikë

Shpend Ahmeti: Nuk janë as 46 mijë as 55 mijë banesa pa leje në Prishtinë

news image

Kryetari aktual i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar ndaj deklaratave të kandidatëve për kryetar të kryeqytetit duke thënë se nuk janë as 46 mijë as 55 mijë banesa pa leje në këtë komunë.

Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti ka thënë se në vitin 2014 kanë bërë një vlerësim dhe sipas tij, kanë qenë 46 mijë shkelje të ligjit, këtu përfshihen edhe mbylljet e ballkoneve.

Ai ka treguar se prej atëherë ka ndërruar ligji edhe njëherë duke e shtyrë edhe datën e aplikimit

“Në ndërkohë janë rrënuar plotë objekte edhe nga inspekcioni dhe tepër më shumë janë rrënuar vetë për shkak të ndërtimeve. Janë legalizuar mbi 1000 ndërtime, e prej të cilave plotë përfshijnë nga disa shkelje të ligjit. Sot janë shumë  më pak! Njëri kandidat nuk ishte azhurnuar nga 2014 dhe nuk kishte sigurinë që ta mbronte numrin. Tjetri kandidat përdori komunën si burim pa qenë fare as mundësia teorike, dhe tha se janë 55 mijë banesa pa leje.  në këtë nuk ka as logjikë. Tjetri pastaj tha nashta janë bërë në mandatin e dytë që do të thotë se ai tha që 11,000 banesa pa leje janë ndërtuar.  a e dini sa janë 11,000 banesa?”, ka shkruar ai

Sipas Ahmetit, debatet janë të domosdoshme por jo të bazuara në numra inekzistent.

 /GazetaSinjali/