Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, tha se duke parë rritjen e numrit të rasteve në shtetet e rajonit, brenda 7-10 ditësh Kosova mund të përballet me një krizë të re, shkruan Gazeta Sinjali.
Këtë paralajmërim i pari i kryeqytetit e bëri përmes një postimi në Twitter.
“Maqedoni me 600 (raste të reja me koronavirus) në ditë e shtetet e regjionit me valë të re. Duke marrë parasysh lidhshmërinë tonë me këto shtete, kriza na pret edhe 7-10 ditë”, ka shkruar ai.
Po ashtu, Ahmeti ka bërë apel te qytetarët që t’i mbajnë maskat./Gazeta Sinjali/