image Shpend Ahmeti e pranon rezultatin e dobët në zgjedhje, uron Vetëvendosjen për fitore

Politikë

Pas zgjedhjeve/ Shpend Ahmeti e pranon rezultatin e dobët në zgjedhje, uron Vetëvendosjen për fitore

news image

Kryetari i Prishtinës, njëherish kryetari i PSD-së, parti e cila ishte në koalicion me AAK-në gjatë zgjedhjeve parlamentare, Shpend Ahmeti sërish sot e ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren në zgjedhje.

“Siç kam thënë natën e parë, urojmë fituesin e zgjedhjeve, Lëvizjen Vetëvendosje. Pa marr parasysh dallimeve urojmë punë të mbarë në realizimin e zotimeve që i kanë dhënë, posaçërisht me ato që pajtohemi”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Postimi i plotë i Ahmetit:

Tani që përfundoi numërimi preliminar i zgjedhjeve të 6 tetorit, porosia e votuesve ishte e qartë. Është e qartë dhe për atë se kush duhet të jetë në pozitë e kush në opozitë.

Shpresojmë në certifikimin sa më të shpejtë të rezultateteve dhe formimin e institucioneve për shkak të përgjegjësive që presin bartësit e ri të institucioneve. Çfarëdo zhagitje në certifikim është vetëm shenjë e humbësve të dobët. Çfarëdo hezitimi në koalicion nga dy partitë është në kundërshtim me deklaratat e dhëna para zgjedhjeve.

Siç kam thënë natën e parë, urojmë fituesin e zgjedhjeve, Lëvizjen Vetëvendosje. Pa marr parasysh dallimeve urojmë punë të mbarë në realizimin e zotimeve që i kanë dhënë, posaçërisht me ato që pajtohemi.

Për PSD, ky ishte një rezultat jo i kënaqshëm, por edhe porosi nga votuesit për vendimet e marra. Ne edhe sot besojmë se kanë qenë vendime të drejta në interes të shtetit të cilat qytetari qartazi nuk i ka përkrah në nivelin e duhur.

Ne vazhdojmë të besojmë në barazi, mirëqenie e solidaritet. Do ta përkrahim qeverinë e re në pika të interesit nacional dhe ku pajtohemi, si psh dialogu me Serbinë ku nuk ka ndryshim të kufijve e nivel të tretë të qeverisjes e deri te insistimi në rritjen e pages minimale. Por edhe do ta kundërshtojmë e monitorojmë për vendimet që nuk pajtohemi.

Do ta fillojmë një rindërtim të relacionit me qytetarin për të vazhduar luftën për socialdemokraci e mirëqenie në Kosovë.

/Gazeta Sinjali/