10 persona kanë humbur jetën në dhunën midis protestuesve dhe policisë në këtë vend të Amerikës Latine. Në kryeqytetin e këtij vendi, Santiago, është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.
Protestat kanë filluar kundër rritjes së çmimit të metros e cila pastaj eskaloi dhe përfundoi në dhunë.
Presidenti i këtij vendi ka premtuar se do të dëgjojë kërkesat e protestuesve dhe ka kërkuar qetësi në vend.
Ndryshe Kili është një ndër vendet më të zhvilluara në Amerikën Jugore./Gazeta Sinjali/