33 persona janë shpallur të zhdukur, pasi anija turistike në të cilën ndodheshin u shkatërrua nga flakët pranë brigjeve të Kalifornisë, njoftoi roja bregdetare kaliforniane.
“Zjarrfikësit luftonin flakët, ndërkohë që anija fundosej, rreth 20 metra larg bregut”, thekson roja bregdetare në një komunikatë.
Gjithsej 38 persona gjendeshin në bord, por vetëm pesë prej tyre, që ishin anëtarë të ekuipazhit, arritën të largohen nga anija duke u shpëtuar nga një anije tjetër./Sinjali/